Kur shkruaj në fletore, mundohem të jem më e saktë: vendos shenjat e pikësimit, përdor shkronjën e madhe dhe shkruaj pa shkurtime. Shpesh, kur jam në telefon, shkruaj më shpejt dhe nuk i kushtoj rëndësi rregullave të drejtshkrimit.
Në rrjete sociale ose në chat, më ndodh të shkruaj “ok”, “sjam”, “cfare”, “ku je”, sepse dua ta dërgoj mesazhin shpejt. Edhe emoji përdor për të shprehur emocionin, sepse më duket më e lehtë se të shkruash atë që ndien me fjalë.
Mendoj se telefoni e bën komunikimin më të shpejtë, por ndonjëherë na bën edhe më përtacë në shkrim. Për këtë arsye dua të mësoj të shkruaj mirë edhe online, sepse shqipja është gjuha jonë dhe duhet ta ruajmë.
Përfundim: mund të shkruaj shpejt, por mund të shkruaj edhe saktë.
Pyetje: A shkruani ndryshe me shokët dhe ndryshe me prindërit/mësuesit? Pse?

Leave a Reply