Në komunikimin e përditshëm në rrjete sociale, shpesh ndodh që të shkruajmë me nxitim dhe si pasojë të bëjmë gabime pa e kuptuar. Këto gabime nuk lidhen domosdoshmërisht me mungesën e njohurive në gjuhë, por më shumë me shpejtësinë e komunikimit dhe me faktin që përdorimi i telefonit na bën të shkruajmë më shkurt dhe pa kontrolluar tekstin.
Një pjesë e këtyre gabimeve vijnë edhe nga përdorimi i shkurtimeve, të cilat janë bërë shumë të zakonshme në bisedat online. Disa nga shkurtesat që i përdor më shpesh janë:
- sps → sepse
- sh.m → shumë mirë
- tjt → tjetër
- cpb → çfarë po bën?
- dmth → domethënë
- tkxh → të kam xhan
Këto forma mund të duken praktike për komunikim të shpejtë, por në shumë raste ato ndikojnë negativisht në mënyrën se si shkruajmë, sidomos kur përdoren edhe në situata më formale, si në një postim publik, në një detyrë shkollore apo në një mesazh që kërkon seriozitet.
Këshillë: Para se të postosh, lexo tekstin 5 sekonda. Të shpëton nga shumë gabime!
Pyetje: Cili është gabimi që e bën më shpesh kur shkruan shpejt në telefon?

Leave a Reply