Kur flas me shokët ose kur shkruaj mesazhe në telefon, shpesh më dalin fjalë anglisht pa e kuptuar. Ndonjëherë i them vetëm nga zakoni, sepse i dëgjoj gjithë kohën në internet, në video dhe në rrjete sociale.

Unë nuk mendoj se është gjë e keqe të përdorësh ndonjë fjalë anglisht, sepse tani kështu flasim shumë prej nesh. Por prapë, më duket më bukur kur përdor fjalën shqip, sepse gjuha ime ka fjalë kaq të bukura.

Ja disa fjalë që më dalin shpesh në përditshmëri, edhe pse shqipja na i ofron po aq bukur:

  1. follow → ndjek

2. like → pëlqej

3. story → postim i shkurtër

4. mood → gjendje / humor

5. trend → modë / prirje

Sfida ime: Këtë javë do të përpiqem të përdor më shumë fjalë shqip në vend të fjalëve të huaja.

Pyetje: Cilën fjalë anglisht e përdor më shpesh dhe si do të ishte ajo në shqip?

5 responses to “Fjala e huaj kundrejt fjalës shqipe”

  1.  Avatar
    Anonymous

    Ide shumë e bukur dhe me vlerë !👏🏻👏🏻👏🏻 Do përpiqem edhe unë këtë javë të përdor fjalët shqip sa më shumë, sidomos për “ përshëndetje”, “faleminderit” dhe “mirupafshim.” 😊

  2. Klaudia Avatar

    Fjalën të cilën unë e përdor pothuajse cdo ditë në anglisht është “like”.
    Por që këtej e tutje do të mundohem ti anashkaloj sado pak fjalët angleze dhe të përdor gjuhën e bukur shqipe!

  3. Amelia Minga Avatar
    Amelia Minga

    Është interesante sa pa e kuptuar anglishtja futet në të folurën tonë të përditshme. Edhe mua më ndodh shpesh, sidomos në biseda të shpejta apo në komunikimin me mesazhe. Fjala që përdor më shpesh është “cool”, ndërsa në shqip mund ta themi “bukur” apo “super”.Kur e mendon, shqipja i shpreh po aq mirë ndjenjat, madje ndonjëherë edhe më sinqerisht. Sfida juaj më duket një mënyrë e bukur per t’u kthyer te fjalët tona dhe për ta përdorur gjuhën me më shumë vetëdije.Pergëzime për këtë pune kaq te mirë!

  4.  Avatar
    Anonymous

    Fjala anglisht që përdor më shpesh është like. E përdor pothuajse çdo ditë, sidomos kur shoh diçka qe me pëlqen ose kur flas me dikë. Në fakt, kjo sfidë e javës më bën të mendoj sa shpesh përdorim fjalë të huaja pa e kuptuar dhe sa bukur tingëllon kur I themi ne gjuhën shqipe

  5.  Avatar
    Anonymous

    Unë shpesh përdor fjalën “mood” pa e menduar fare. Kur e them në shqip “gjendje”, më duket më e qartë dhe më e bukur. Do përpiqem ta përdor më shumë shqipen në të folur dhe në shkrim.

Leave a Reply