Kur shkruaj në fletore, mundohem të jem më e saktë: vendos pikë, përdor shkronja të mëdha dhe shkruaj pa shkurtime. Por kur jam në telefon, shpesh shkruaj shumë më shpejt dhe ndonjëherë nuk i kushtoj rëndësi drejtshkrimit.

Në rrjete sociale ose në chat, më ndodh të shkruaj “ok”, “sjam”, “cfare”, “ku je”, sepse dua ta dërgoj mesazhin shpejt. Edhe emoji i përdor shpesh për të treguar emocionin, sepse është më e lehtë se të shkruash gjithë ndjenjën me fjalë.

Mendoj se telefoni e bën komunikimin më të shpejtë, por ndonjëherë na bën edhe më përtacë në shkrim. Për këtë arsye dua të mësoj të shkruaj mirë edhe online, sepse shqipja është gjuha jonë dhe duhet ta ruajmë.

Përfundim: mund të shkruaj shpejt, por mund të shkruaj edhe saktë.

Pyetje: A shkruani ndryshe me shokët dhe ndryshe me prindërit/mësuesit? Pse?

One response to “Shqipja ime online”

  1. Ergi Avatar
    Ergi

    Supër iniciativë!

    Like

Leave a Reply to Ergi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *