Një ditë pa telefon

Sot po mendoja si do të ishte një ditë pa telefon.

Në fillim, jam e sigurt që do të më dukej shumë e çuditshme, sepse jam mësuar ta kontrolloj shpesh. Sa herë kam pak kohë të lirë, hap e shoh mesazhet, videot, rrjetet sociale, ndonëse nuk kam ndonjë arsye të veçantë.

Po mendoja që ndoshta pas pak kohe do të më dukej mirë. Do të vëreja më shumë gjëra përreth meje apo thjesht do të rrija pak me mendimet e mia. Ndoshta do të flisja më shumë me familjen, do të qeshja më shumë dhe do të kisha më shumë kohë për veten.

Mendoj se telefoni është gjë e mirë dhe më ndihmon në shumë mënyra. Më lidh me të tjerët dhe më jep informacion. Por në të njëjtën kohë, ndonjëherë më merr kohën pa e kuptuar dhe më largon nga çastet që po jetoj.

E mira është të gjej një ekuilibër: të përdor telefonin me mençuri, pa lejuar që ai të na kontrollojë mua.

Mesazhi im: Telefoni është mjet. Unë vendos si ta përdor.

Pyetje : A do e provoje edhe ti një ditë pa telefon? Pse po / pse jo?

17 responses to “Shprehja me stil”

  1.  Avatar
    Anonymous

    Do të ishte një praktikë ideale e realizuar qoftë edhe pak orë në ditë apo më mirë akoma një ditë në javë pa telefon. Shumë reflektuese për ne! Të gjejmë një ekuilibër mes dy realiteteve të jetëve tona , jeta reale dhe teknologjia – virtualiteti. Një ditë pa telefon, më shumë çaste të vogla me veten , me mendimet tona , me familjen dhe cdo gjë të bukur e me vlerë që na kalon pa marrë rëndësinë e duhur .

  2. Klaudia Fejzaj Avatar

    Të provosh një ditë pa telefon mendoj se është një ide e mirë, sepse na ndihmon në qetësimin e mendjes dhe rrit tepër përqëndrimin.Na jep më shumë kohë për veten dhe për njerëzit perreth nesh.
    Megjithatë mund të jetë e veshtirë në fillim dhe jo gjithmonë e mundur për shkak të nevojave të perditshme që mund të kemi.Por një shkëputje e shkurtër nga telefoni është e dobishme.

  3. Amelia Minga Avatar
    Amelia Minga

    Po, do ta provoja patjeter një ditë pa telefon. Mendoj se do të ishte e vështirë në fillim, sepse jemi mësuar ta kemi gjithmonë pranë, por pikërisht kjo e bën eksperimentin të vlefshëm. Një ditë pa telefon do të më ndihmonte të kuptoja sa shpesh e përdor pa nevojë dhe sa kohë më merr pa e ndjerë. Do të ishte një mundësi e mirë për t’u përqendruar më shumë te njerëzit përreth, te bisedat reale dhe te vetja. Nuk mendoj se telefoni është problem, por përdorimi i tepërt po Secili prej nesh duhet të mësojë te menaxhoj kohen, sepse ajo është e cmuar dhe nuk duhet shperdoruar përpara një ekrani.Prandaj, një ditë pa të do të ishte një kujtesë e mirë se ne duhet ta kontrollojmë teknologjinë, jo ajo ne.

  4.  Avatar
    Anonymous

    Po, do ta provoja një ditë pa telefon, pse jo. Mendoj se do të ishte e vështirë ne fillim, sepse telefoni është bërë pjesë e përditshmërisë sonë, por do të ishte edhe çliruese. Pa telefon do të isha më e qetë, më e përqendruar dhe do ti kushtoja më shumë vëmendje njerëzve përreth meje.
    Mendoj se një ditë e tillë të ndihmon të kuptosh sa shumë kohë na merr telefoni dhe sa bukur është kur e jeton ditën pa shpërqendrime.

  5. Brunilda P. Avatar
    Brunilda P.

    Po do e provoja një ditë pa telefon. Do të ishte e vështirë, sepse telefoni është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme, por mendoj se do të ndihmonte të kuptoja sa shumë varemi prej tij. Pa telefon do të kisha më shumë kohë për të lexuar ose për tu çlodhur.
    Nga ana tjetër, telefoni është i dobishëm për komunikim dhe punë, prandaj nuk do të rrija gjithmonë pa të. Mendoj se më e rëndësishme është ta përdorim me masë dhe me kujdes.

  6. Ekleva Avatar
    Ekleva

    Një ditë pa telefon sjell më shumë qetësi, një sfidë që ia vlen ta provosh!

  7. Iliri Avatar
    Iliri

    Bravo per iniciativen!

  8. E.M Avatar
    E.M

    Një ditë pa telefon është si një pushim i vërtetë për mendjen tonë të mbingarkuar! Imagjino: ecim pa selfie, flasim me miqtë ballë për ballë pa njoftimet që na ndërpresin, ose lexojmë një libër të mirë në vend të scroll-it të pafund. Kjo ditë na rikthen në ritmin e vërtetë të jetës, na bën më kreativë dhe më të lidhur me botën rreth nesh.

  9.  Avatar
    Anonymous

    Te perdorim pak dhe sakt gjuhen shqipe

  10.  Avatar
    Anonymous

    Mund të shkruajmë shpejtë në telefonë,por shkruani saktë dhe qartë

  11.  Avatar
    Anonymous

    Një nismë shumë frymëzuese 👏 Ditari elektronik është një hap i rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit për përdorimin e teknologjisë dhe ruajtjen e vlerave të gjuhës shqipe. Urime shkollës dhe nxënësve për këtë projekt kaq domethënës!”

  12.  Avatar
    Anonymous

    “Projekt shumë i bukur dhe i dobishëm”.
    Urime për kete hap me vlerë

  13.  Avatar
    Anonymous

    Projekt shum i mire dhe i bukur

  14.  Avatar
    Anonymous

    Ky projekt është shumë i bukur dhe i
    menduar me thellësi.
    Një ditë pa telefon na ndihmon të
    kuptojmë sa shumë gjëra të vogla po
    humbasim çdo ditë.
    Na jep më shumë qetësi, më shumë kohë
    për veten dhe për njerezit që kemi pranë.
    Mendoj se ky projekt na fton të gjejmë
    një ekuilibër mes teknologjisë dhe jetës
    reale, që të mos jemi të kontrolluar
    nga telefoni.

  15.  Avatar
    Anonymous

    Teknologjia është një e mirë e njerzimit aq sa edhe po bëhet armiku i saj . “Një ditë pa telefon” tashmë është bërë një nevojë aq jetike sa edhe vetë ushqimi. Po ,unë do e kaloja një ditë pa telefon për shumë arsye. Një ndër më kryesoret është “unë” , pra vet vetja ime. E ndjej që telefoni po merr pjesën më të madhe të kohes sime dhe vëmendjes sime. Nëse nuk do të ishte telefoni do e dinim se si shijohet një ditë jashtë mureve të dhomave tona. Shëndeti ynë psikologjik do te ishte në formen më të mirë sepse do e ushqenim atë në menyrë të shëndetshme me njohuri, dituri, eksperienca reale , të verteta , të perjetuara me te gjitha shqisat tona dhe jo vetëm me shqisën e të parit.
    Prandaj , e mbështes faktin se pavarësisht të mirave medaljoni e ka dhe një anë të keqe . Duhet të reduktojmë kohën perpara ekraneve dhe t’i japim më shumë rëndësi familjes , njerëzve qe duam dhe vetes sonë sepse jeta është e shkurter . Një minutë që kalon nuk mund të kthehet më.

  16.  Avatar
    Anonymous

    Sigurisht që do e provoja përsëri!
    Një ditë pa telefon do të më jepte kohën dhe hapsirën që më nevojiten.Do të mund t’i kushtoja vëmendje plotësisht librave te mi.Do të mund të kaloja kohë me familjen pa u shperqendruar nga asgjë.Ndoshta do të humbja disa lajme në internet por do te fitoja shumë më tepër.

  17.  Avatar
    Anonymous

    Po, do ta provoja një ditë pa telefon. Mendoj se do të ishte e vështirë në fillim, por do të më ndihmonte të rrija më shumë me njerëzit përreth dhe të pushoja pak mendjen.

Leave a Reply

Discover more from Nga Fleta te Feed-i.

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading