Sa më ndryshon shkrimi kur jam me nxitim?
Shpesh kur jam me nxitim, shkruaj pa menduar shumë. Nuk vendos pikë, nuk përdor shkronja të mëdha dhe i shkurtoj fjalët. Dëshiroj vetëm që mesazhi të shkojë shpejt dhe të kuptohet.
Por kam vënë re që ndonjëherë, nga nxitimi, njerëzit mund të mos më kuptojnë mirë ose të keqkuptojnë tonin tim. Një fjali pa pikësim mund të tingëllojë e ftohtë, ndërsa me pak kujdes mund të duket më e sjellshme.
Për shembull:
• “hajde tani” (tingëllon urdhër)
• “Hajde tani, të lutem” (tingëllon më miqësore)
Ky projekt po më bën të mendoj më shumë për mënyrën si shkruaj. Sepse mënyra si shprehemi online tregon edhe respektin që kemi ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve.
Qëllimi im: të shkruaj më saktë edhe në chat, jo vetëm në fletore.

Pyetje: A mendoni se ekrani të ndihmon më shumë apo të shpërqendron?

55 responses to “Ditari elektronik”

  1. Inna Avatar
    Inna

    Të ruajmë dhe të përdorim gjuhën shqipe në formën e saj më të pastër, sepse ajo është pasuria jonë më e çmuar. Duke folur dhe shkruar shqip saktë, ne nderojmë historinë, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar. Gjuha jonë na bashkon dhe na përfaqëson ndër breza.

  2.  Avatar
    Anonymous

    Në fakt, edhe unë kam pasur raste të tilla. Ekrani na ndihmon në një farë mënyre të shkruajmë më shpejt dhe më lehtë, por shpesh nuk na bën më të kujdesshëm në mënyrën si shkruajmë dhe si e shprehim informacionin që duam të përcjellim. Ndonjëherë, nga nxitimi, harrojmë të mendojmë për fjalët dhe për mënyrën si mund të kuptohet mesazhi nga të tjerët dhe kjo është një gjë jo e mirë për ne. Nga ana tjetër,duke perdorur saktë dhe me kujdes gjuhën shqipe ne rrespektojmë indetitetin tonë,komunikohemi me qartë dhe e çmojmë vërtet atë çka kemi.

  3.  Avatar
    Anonymous

    Mendoj se ekrani ndonjëherë më shpërqendron, sidomos kur jam me nxitim. Por nëse përqendrohem dhe lexoj çfarë shkruaj, më ndihmon të shprehem më mirë. Gjithçka varet nga mënyra si e përdorim.

Leave a Reply

Discover more from Nga Fleta te Feed-i.

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading