Çdo ditë në rrjete sociale lexojmë postime, komente dhe mendime. Disa prej tyre sjellin informacione të qarta, por shumë të tjera janë të nxituara, të pasakta ose thjesht të kopjuara nga dikush tjetër. Shpesh i pranojmë si të vërteta pa u thelluar.

Mendim kritik do të thotë të mos besojmë verbërisht në gjithçka që lexojmë, por të pyesim veten:

Kush e ka shkruar këtë?

A ka prova?

A është thjesht mendim apo fakt?

Gjuha që përdorim dhe mënyra si e shprehim mendimin tonë, tregojnë përgjegjësinë tonë si përdorues të rrjeteve sociale.

Të mendosh në mënyrë kritike do të thotë edhe të kesh guximin të shprehësh mendimin tënd me fjalët e tua, pa kopjuar dhe pa ndjekur verbërisht turmën.

Pyetje për ty:


A u beson gjithmonë postimeve që lexon në rrjete sociale? Si vendos nëse janë të sakta?

Sfida e javës:


Shkruaj një mendim tëndin për një temë që të intereson, pa kopjuar askënd tjetër. Përdor fjalët e tua dhe argumento shkurt mendimin.

Ftesë:
Komento me respekt dhe me mendim të arsyetuar. Mendimi yt ka vlerë!

19 responses to “Mendimi kritik në rrjete sociale”

  1. Bris Avatar
    Bris

    E bukur tema. Jo, nuk u besoj të gjitha postimeve në rrjete. Jam zhgënjyer shpesh, e njëjta gjë- të dhëna të ndryshme. Nuk di cilave t’u besosh.

  2. Ekleva Avatar
    Ekleva

    Mendimi kritik është i domosdoshëm për të mos u mashtruar nga lajme të rreme në rrjetet sociale.

  3. Anja Avatar
    Anja

    Varet se sa te besueshme jan ato

  4. Tea Avatar
    Tea

    Jo,nuk i besoj çdo postimi në rrjetet sociale pasi më ka ndodhur shpesh të përballem me lajme të rreme sidomos ato të krijuara nga inteligjenca artificiale.

  5.  Avatar
    Anonymous

    Duke qenë se teknologjia dhe sidomos inteligjenca artificiale janë bërë pjesë e jetës sonë tani është pak më e vështirë që të dallosh nëse një informacion është i vërtetë apo jo. Kështu që jo, nuk u besoj të gjitha informacioneve që shikoj në rrjete sociale.

  6.  Avatar
    Anonymous

    Mendoj se mendimi kritik është shumë i rëndësishëm, sepse na ndihmon të mos mashtrohemi lehtë dhe të jemi përdorues më të përgjegjshëm të rrjeteve sociale. Vetëm duke analizuar dhe duke menduar me kokën tonë, mund të ndajmë informacione të sakta dhe të shprehim mendimin tonë me përgjegjësi.

  7.  Avatar
    Anonymous

    Jo nuk i besoj, pasi shumë prej tyre janë informacione të pavërteta. Vetëm duke i analizuar dhe parë me kujdes mund të bazohem në to.

  8. I.B Avatar

    Jo nuk i besoj, pasi shumica prej tyre nuk janë të vërteta.

  9. anonim Avatar
    anonim

    Të vetmet mënyra për të vendosur që postimet që shohim në rrjetet sociale janë të sakta është t’i lexojmë me kujdes dhe të lexojmë më shumë se një material për ta vërtetuar saktësinë e tij.

  10. Eva Laro Avatar
    Eva Laro

    Gjithsecili ka mundesi dhe te drejte te shkruaje cfare te doje edhe nese nuk eshte e bazuar ne fakte apo vertetesi. Kjo e ben lehtesisht te pabesueshem nje postim. Ndaj eshte e rendesishme te ndertosh opinionin tend dhe te mbash gjithmone nje dyshim mbi vertetesine e asaj qe lexon. Per me teper eshte mire te ndjekesh edhe persona apo postime qe jane te kundert me pelqimet e tua, pasi kjo te hap nje mundesi per te pare edhe anen tjeter te medaljes. Shpesh na duket sikur cfare lexojme eshte njejte me mendimet tona, por harrojme qe ne Prandaj e kemi bere ‘follow’, sepse na pelqen dhe duket njejte me mendimin tone. Ndaj nese ndjek nje teme me argumente te kundert, te ndihmon te shohesh edhe nje perspektive tjeter dhe vetem atehere do te jesh me e qarte … ose me afer te vertetes…

  11. To.Ni Avatar
    To.Ni

    Sfida e javës:
    Një temë që më intereson është përdorimi i rrjeteve sociale nga të rinjtë. Mendoj se ato janë shumë të dobishme për informim dhe komunikim, por vetëm nëse përdoren me mendje.
    Kur i përdorim pa kriter, rrezikojmë të humbasim kohë dhe të besojmë gjëra që nuk janë të vërteta.
    Prandaj, është e rëndësishme të mendojmë para se të klikojmë apo të ndajmë diçka.

  12.  Avatar
    Anonymous

    Është e pamohueshme që ekranet na humbasin përqendrimin, ndaj zgjidhja më e mirë është t’i përdorim me masë dhe në mënyrë të ndërgjegjshme.

  13.  Avatar
    Anonymous

    Unë mendoj se mendimi kritik në rrjetet sociale është i domosdoshëm, sepse jo çdo postim që lexojmë është i vërtetë. Prandaj përpiqem gjithmonë të analizoj burimin dhe të dalloj faktin nga mendimi. Në këtë mënyrë, nuk ndjek verbërisht turmën dhe i përdor rrjetet sociale me më shumë përgjegjësi.

  14. Amelia Minga Avatar
    Amelia Minga

    Personalisht, nuk u besoj gjithmonë postimeve që lexoj në rrjete sociale. Kam kuptuar se shumë informacione publikohen pa u verifikuar, vetëm për të marrë pëlqime ose për të ndikuar te të tjerët. Para se t’i pranoj si të vërteta, përpiqem të shoh kush e ka shkruar postimin, nëse burimi është i besueshëm dhe nëse informacioni mbështetet me fakte apo prova konkrete. Gjithashtu, krahasoj të njëjtin informacion me burime të tjera për të parë nëse përputhen.
    Për mua, mendimi kritik është shumë i rëndësishëm sepse na ndihmon të mos mashtrohemi dhe të formojmë qëndrimet tona me përgjegjësi. Në rrjete sociale secili ka zë, por jo çdo zë thotë të vërtetën. Prandaj, mendoj se është detyrë e secilit prej nesh të përdorë mendjen, jo vetëm emocionet, kur lexon apo shpërndan diçka.
    Mendimi ynë ka vlerë vetëm kur është i menduar dhe i argumentuar nga vetë ne e jo i marrë nga të tjerët.

  15.  Avatar
    Anonymous

    Unë nuk u besoj gjithmonë postimeve që lexoj në rrjete sociale, sidomos kur nuk kanë një burim të qartë dhe të besueshëm. Shpesh informacionet shpërndahen shpejt, por jo gjithmonë janë të sakta. Prandaj, para se ta pranoj një lajm si të vërtetë, përpiqem ta kontrolloj edhe në faqe të tjera serioze dhe të shoh nëse ka prova apo është thjesht mendim. Të mendosh në mënyrë kritike do të thotë të mos ndjekësh verbërisht gjithçka që lexohet, por të analizosh dhe të gjykosh me kujdes.

  16.  Avatar
    Anonymous

    Jo, nuk u besoj gjithmonë postimeve që lexoj. Zakonisht shikoj nëse informacioni vjen nga një burim i sigurt dhe nëse e njëjta gjë thuhet edhe diku tjetër. Mendoj se është e rëndësishme të mendojmë para se ta besojmë ose ta shpërndajmë diçka.

  17.  Avatar
    Anonymous

    Jo, s’u besoj kurrë verbërisht postimeve në rrjete sociale. Zakonisht i lexoj me një sy të mbyllur, sidomos nëse vijnë nga llogari të panjohura.

  18. E.M Avatar
    E.M

    Po, më ka ndodhur që dikush të përdorë një foto, ide ose mendim pa më përmendur fare. Në fillim ndihesh i anashkaluar, sikur puna jote nuk ka vlerë, edhe pse e di që është e jotja. Të vjen keq jo vetëm për “vjedhjen”, por sepse mungon respekti. Me kalimin e kohës kupton që citimi ose një etiketim i vogël nuk i heq asgjë atij që poston, por i jep shumë atij që ka krijuar. Pikërisht për këtë arsye, mendoj se e drejta e autorit është e rëndësishme sepse ajo mbron mundin, kreativitetin dhe dinjitetin e krijuesit

  19. Lian roxhi Avatar
    Lian roxhi

    Unë mendoj që mendimi kritik në rrjetet sociale është i domosdoshëm, pasi jo çdo informacion është i vërtetë dhe mund të mashtrohemi lehtësisht nëqoftëse nuk tregohemi të kujdesshëm.

Leave a Reply

Discover more from Nga Fleta te Feed-i.

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading