Sa më ndryshon shkrimi kur jam me nxitim?
Shpesh kur jam me nxitim, shkruaj pa menduar shumë. Nuk vendos pikë, nuk përdor shkronja të mëdha dhe i shkurtoj fjalët. Dëshiroj vetëm që mesazhi të shkojë shpejt dhe të kuptohet.
Por kam vënë re që ndonjëherë, nga nxitimi, njerëzit mund të mos më kuptojnë mirë ose të keqkuptojnë tonin tim. Një fjali pa pikësim mund të tingëllojë e ftohtë, ndërsa me pak kujdes mund të duket më e sjellshme.
Për shembull:
• “hajde tani” (tingëllon urdhër)
• “Hajde tani, të lutem” (tingëllon më miqësore)
Ky projekt po më bën të mendoj më shumë për mënyrën si shkruaj. Sepse mënyra si shprehemi online tregon edhe respektin që kemi ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve.
Qëllimi im: të shkruaj më saktë edhe në chat, jo vetëm në fletore.

Pyetje: A mendoni se ekrani të ndihmon më shumë apo të shpërqendron?

55 responses to “Ditari elektronik”

  1. Arta Avatar
    Arta

    Bravo!

  2.  Avatar
    Anonymous

    Ekrani është mjet i mirë vetëm kur e kontrollojmë ne, jo kur na kontrollon ai.

  3. Klaudia Avatar
    Klaudia

    Mendoj se ekrani edhe mund të na ndihmojë dhe mund të na shpërqëndrojë.
    Ai te ndihmon kur perdoret per mesim dhe informim, sepse ofron njohuri te shpejta.
    Por te shperqendron kur perdoret pa mase sidomos per rrjetet sociale sepse te humb perqendrimin dhe kohen
    Pra nese ne e perdorim per nje qellim te caktuar eshte i dobishem, nese jo behet pengese

  4.  Avatar
    Anonymous

    Të gjithëve na ndodh të jemi me nxitim, dhe është normale që shkrimi të ndryshojë, vërtet, pa pika dhe ‘të lutem’ që bëjnë diferencën, pa ato “Fjalët Magjike” që aq shumë u mëshohet të mësohen e të përdoren në kopshte e shkolla .Unë mendoj se ekrani ndonjëherë të ndihmon për të shkruar shpejt, por shpesh edhe të shpërqendron, sidomos kur ka shumë njoftime e mesazhe .
    POR , ekrani nuk është armiku ynë, ai është thjesht miku me të cilin duhet te gjejmë NE kohën e duhur se kur dhe si duhet të shoqërohemi .

  5. Iliri Avatar
    Iliri

    Bravo!

  6.  Avatar
    Anonymous

    Projekti i website-it digjital është realizuar me kujdes dhe paraqet qartë qëllimin e tij. Përmbajtja është e strukturuar mirë, me gjuhë të qartë, të kuptueshme dhe kryesisht pa gabime drejtshkrimore. Nxënësi ka treguar aftësi të mira në përzgjedhjen e informacionit dhe në organizimin e tij në mënyrë logjike. Përdorimi i elementeve digjitale e bën projektin më tërheqës dhe funksional

  7. Dejora Devija Avatar
    Dejora Devija

    👏🏻👏🏻👏🏻👏🏻👏🏻

  8.  Avatar
    Anonymous

    Bravo!

  9. Alma Avatar
    Alma

    Bravo!

  10.  Avatar
    Anonymous

    👏👏👏👏

  11.  Avatar
    Anonymous

    Mendoj qe ekrani mund te ndihmoje, por edhe te shperqendroje,varet se si e perdorim. Kur jam e perqendruar, me ndihmon te shpreh mendimet shpejt dhe te komunikoj me te tjeret. Por kur jam me nxitim ose e shperqendruar, shpesh shkruaj pa kujdes dhe mesazhi mund te tingelloje ndryshe nga ajo qe dua te them. Prandaj besoj se pak vemendje ne menyen si shkruajme,edhe ne chat, eshte e rendesishme sepse tregon respekt dhe maturi, edhe ne moshën tone.

  12. Altjona Avatar
    Altjona

    Eshte per tu vleresuar perpjekja dhe puna e bërë në ndërtimin e kësaj faqeje interneti. Përmbajtja është e qartë dhe e organizuar mirë, çka e bën faqen të lehtë për t’u përdorur. Urime për punën e bërë dhe ju uroj suksese në vazhdim.

  13.  Avatar
    Anonymous

    Bravo!👏🏻 Eshte shume e rendesishme te shkruaje shqip sakte edhe ne rrjetet sociale.

  14.  Avatar
    Anonymous

    Nga njëra anë, ekrani na lehtëson komunikimin: shkruajmë shpejt, korrigjojmë gabimet dhe shprehim mendimet pa shumë vonesë. Por nga ana tjetër, nxitimi dhe zakoni për të shkruar “shkurt e shpejt” na bën shpesh te mos i kushtojmë vëmendje qartësisë së mesazhit. Siç theksohet edhe me larte, mungesa e pikësimit ose e mirësjelljes mund të çojë në keqkuptime. Prandaj, ekrani nuk është problemi në vetvete ,është mënyra si zgjedhim ta përdorim. Kur shkruajmë me pak më shumë kujdes, tregojmë respekt dhe përmiresojmë komunikimin tonë të përditshëm.Pergëzime për këtë punë të mirëmenduar!

  15.  Avatar
    Anonymous

    Mendoj se ekrani më shumë të shpërqendron sesa të ndihmon me mësimin. Edhe pse ndonjëherë mund të shërbejë per informacion, shumicën e kohës të largon vëmendjen me njoftime, rrjete sociale dhe video. Kjo e bën më të vështirë perqendrimin dhe të humbet kohë pa e kuptuar.

  16.  Avatar
    Anonymous

    Bravo kampione! Suksese!

  17. Aisela Avatar
    Aisela

    Bravo për punën tuaj! Suksese! 👏🏻👏🏻

  18. Anisa Avatar
    Anisa

    Suksese!
    Bravo per punen e mrekullueshme qe keni bere!

  19. Anisa Avatar
    Anisa

    Bravo!

  20. Enkeleda Avatar
    Enkeleda

    Bravo per punen tuaj te mrekullueshme dhe suksese ne vazhdim! 🥇

  21.  Avatar
    Anonymous

    Urime për kete projekt ne gjuhë-letërsisë mbi rregullimin e drejtshkrimit!
    Faleminderit mësueses sonë për punën, përkushtimin dhe mënyrën e bukur se si na e bëni gjuhën shqipe më të qartë dhe më të dashur. Ky projekt na ndihmon shumë të shkruajmë më saktë dhe me më shumë siguri. Ju urojmë shumë suksese dhe projekte të tjera po aq të bukura!

  22.  Avatar
    Anonymous

    Urime per kete pune te mrekullueshme te nxenesve te shkolles Numani dhe mesueseve !Nje pune plot vlera ! Urime dhe suksese!👏👏👏👏

  23. Edlira Shehaj Avatar
    Edlira Shehaj

    Suksese ekipit tonë! Jeni më të mirët!

  24. Amelia Minga Avatar
    Amelia Minga

    Suksese në çdo hap tuajin!Përgëzime për të gjitha idetë dhe punën e mrekullueshme të realizuar me përpikmëri!

  25. Amelia Minga Avatar
    Amelia Minga

    Sipas mendimit tim, ekrani ka një ndikim të dyfishtë. Ai na ndihmon të shprehemi shpejt dhe të lidhemi menjëherë me të tjerët, por kur jemi me nxitim, na bën edhe më pak të vëmendshëm ndaj mënyrës si shkruajmë. Atëherë humbet pikësimi, toni dhe nganjëherë edhe kuptimi i mesazhit. Kjo gje tjetërson thelbin e mesazhit dhe ndryshon mënyrën si perceptohet. Prandaj, mendoj se ekrani shpesh na shpërqendron, por nëse e përdorim me vetëdije, mund të kthehet në një ndihmë të mirë për komunikim më të saktë dhe më të respektueshëm.

  26.  Avatar
    Anonymous

    Urime për kete projekt ne gjuhë-letërsisë mbi rregullimin e drejtshkrimit!
    Faleminderit mësueses sonë për punën, përkushtimin dhe mënyrën e bukur se si na e bëni gjuhën shqipe më të qartë dhe më të dashur. Ky projekt na ndihmon shumë të shkruajmë më saktë dhe me më shumë siguri. Ju urojmë shumë suksese dhe projekte të tjera po aq të bukura!

  27. Ada Avatar
    Ada

    Bravo! Shume suksese! 🥇

  28. Klevis Avatar
    Klevis

    Bravo!👏👏👏

  29. Ekleva Avatar
    Ekleva

    Ekrani është i dobishëm kur përdoret me vetëdije dhe kufij të qartë, por pa rregulla ai shpërqendron dhe ndikon negativisht në përqendrim dhe mirëqenie.

  30.  Avatar
    Anonymous

    Shumë suksese!

  31. Leana.O Avatar
    Leana.O

    Më pëlqeu shumë tema, sepse më bëri të reflektoj mbi ndikimin e teknologjisë në jetën tonë. Sinqerisht, është e rëndësishme të ruajmë balancën mes përdorimit të teknologjisë dhe komunikimit të drejtpërdrejtë.Pas kësaj nisme do të kem kujdes kur të diskutoj me miqtë përmes chatit.

  32.  Avatar
    Anonymous

    Suksese NUMANI!! Jeni me te miret ❤️❤️

  33. Emirjona Avatar
    Emirjona

    Suksese ! 👏👏👏👏

  34.  Avatar
    Anonymous

    Gjuha shqipe në rrjete sociale po përdoret shpesh me shkurtesa ,fjalë të huaja dhe gabime drejtshkrimore. Kjo e deformon gjuhën dhe rrezikon pastërtinë e saj. Prandaj duhet të tregojmë kujdes dhe ta shkruajmë shqipen saktë, sepse ajo është pjesë e identitetit tonë.

  35. Megisa Avatar
    Megisa

    Bravo!

  36.  Avatar
    Anonymous

    Urime për këtë projekt të menduar bukur, që ndërthur kreativitetin, gjuhën dhe teknologjinë në mënyrë shumë profesionale.

  37.  Avatar
    Anonymous

    Bravo ! Shumë suksese!

  38.  Avatar
    Anonymous

    Edhe në rrjete sociale ,përdorimi i drejteshkrimit të saktë të gjuhës shqipe është i rëndësishëm , sepse e bën mesazhin më te qartë dhe tregon kulturë gjuhesore

  39. Anonymous Avatar
    Anonymous

    Është ide shumë tërheqëse dhe e bukur.Përgëzime për punën e bërë ! Shumë suksese !

  40. Anjeza Avatar
    Anjeza

    Ju lumtë! Shumë suksese!

  41.  Avatar
    Anonymous

    Urime! Projekt i shkëlqyer dhe mbi të gjitha i nevojshëm!

  42. Floreta Avatar
    Floreta

    Urime për nismën. Një mënyrë për të qenë të kujdesshëm të shkruajmë saktë gjuhën tonë e ta ruajmë me “fanatizëm”. Bravo!

  43. Tea Avatar
    Tea

    Është më se e vërtetë që ekrani na shpërqendron, por e vetmja zgjidhje është ta përdorim më pak dhe me vetëdije.

    1. Zejni Avatar
      Zejni

      Ekrani na shpërqendron lehtësisht, por zgjidhja reale nuk është ta demonizojmë teknologjinë, por ta përdorim më pak dhe me vetëdije, duke e kontrolluar ne atë dhe jo anasjelltas.

  44.  Avatar
    Anonymous

    Eshte e vertet qe ekrani na shperqendron por e vetmja zgjidhje eshte qe ta perdorim pak dhe sakte

  45.  Avatar
    Anonymous

    mendoj qe ekrani mund t ndihmoj por dhe t shperqendroj

  46. Inna Avatar
    Inna

    👏👏👏👏

  47.  Avatar
    Anonymous

    Përdorimi i gabuar i shqipes në rrjetet sociale po e dëmton bukurinë e saj. Të shkruajmë saktë është respekt për gjuhën.

  48.  Avatar
    Anonymous

    Bravo!👏🏻👏🏻 Gjuha Shqipe duhet vlerësuar, dhe më vjen mirë që të rinjtë shqiptar interesohen për të mësuar dhe mbrojtur rëndësinë e saj!

    1.  Avatar
      Anonymous

      Duhet ta shkruajmë saktë Gjuhen Shqipe dhe ta vlerësojm atë.

  49.  Avatar
    Anonymous

    Unë mendoj se mendimi kritik në rrjetet sociale është shumë i rëndësishëm, sepse jo çdo informacion që lexojmë është i vërtetë. Shpesh më ka ndodhur të shoh postime që duken bindëse, por kur i analizoj më mirë, kuptoj se janë thjesht mendime ose informacione të pasakta. Për këtë arsye, përpiqem gjithmonë të pyes veten kush e ka shkruar një postim dhe nëse ka prova që e mbështesin atë. Mendoj se është gabim të ndjekim verbërisht turmën apo të shpërndajmë diçka pa e verifikuar. Të mendosh në mënyrë kritike do të thotë të shprehësh mendimin tënd me fjalët e tua dhe të jesh i përgjegjshëm në mënyrën se si përdor rrjetet sociale.

  50.  Avatar
    Anonymous

    Për mua, mendimi kritik në rrjetet sociale është thelbësor, sepse aty qarkullojnë shumë informacione që nuk janë gjithmonë të besueshme. Përpara se të besoj ose të reagoj ndaj një postimi, përpiqem ta analizoj dhe ta shoh nga këndvështrime të ndryshme. Kjo më ndihmon të mos ndikohëm lehtë dhe ta përdor rrjetin social në mënyrë më të ndërgjegjshme.

Leave a Reply

Discover more from Nga Fleta te Feed-i.

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading