Shkolla 9-vjeçare jopublike “Numani”, Fier, përmbylli vitin shkollor 2025–2026 me rezultate, veprimtari dhe përvoja të rëndësishme në fushën e edukimit dhe zhvillimit të nxënësve.

Gjatë këtij viti, një vëmendje e veçantë iu kushtua përmirësimit të rezultateve mësimore, zhvillimit të kompetencave dhe përfshirjes së nxënësve në aktivitete kulturore, artistike, sportive dhe shkencore.

Në rezultatet e vlerësimit, shkolla arriti mesataren 8,14 në Matematikë, duke tejkaluar objektivin e vendosur prej 8,00. Në Gjuhën Shqipe (VANAF), rezultati ishte 21,38 pikë, shumë pranë objektivit prej 22 pikësh.

Ndër aktivitetet kryesore veçojmë Javën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, olimpiadat dhe garat lëndore, projektet “Shkolla e Gjelbër” dhe “Qytetar aktiv”, si dhe veprimtaritë kulturore, artistike dhe sportive.

Bashkëpunimi me prindërit, institucionet vendore dhe partnerët ka qenë një tjetër element i rëndësishëm në realizimin e objektivave tona.

Për vitin shkollor 2026–2027, synojmë përmirësimin e mëtejshëm të rezultateve, integrimin e teknologjisë në mësimdhënie, zhvillimin e kompetencave digjitale dhe forcimin e bashkëpunimit me komunitetin.

Falënderojmë nxënësit, prindërit dhe stafin pedagogjik për përkushtimin dhe kontributin e tyre!

Shkolla “Numani” – Edukim cilësor, Zhvillim i gjithanshëm, Vlera për jetën!

Leave a Reply