Shkruaj bukur. Shkruaj saktë. Shkruaj shqip.
.

Ekrani është mjet, por fjala është fuqi. Shkruaje shqipen me krenari.

Gjuha është identiteti ynë; mbrojmë shqipen, mbrojmë vetveten.

Shkruaj shpejt në telefon, por mendo saktë në shqip.

Qëllimi ynë
Ky ditar elektronik është pjesë e një projekti me nxënësit e klasës së 9-të dhe synon të analizojë ndikimin e teknologjisë në mënyrën e të shkruarit dhe të shprehurit të nxënësve.
Nëpërmjet postimeve, reflektimeve dhe diskutimeve, ne do të vëzhgojmë se si komunikojmë sot në rrjetet sociale dhe në mesazhet e përditshme; si ndryshon gjuha jonë nga shkrimi tradicional në fletore dhe si mund ta përdorim gjuhën shqipe në mënyrë më të saktë, më të pasur dhe më të përgjegjshme.
Ditari ynë elektronik është një hapësirë ku nxënësit shkruajnë, mësojnë dhe shprehen, duke ruajtur vlerën e gjuhës shqipe edhe në epokën e ekranit.
Rregullorja e ditarit elektronik:
Me qëllim që ditari elektronik “Nga Fleta te Feed-i” të jetë një hapësirë e sigurt, e respektueshme dhe e dobishme për të gjithë, duhet të zbatojmë këto rregulla:
📌 Postimet duhet të jenë origjinale dhe të shkruara nga vetë nxënësit.
📌 Shkruajmë me gjuhë të pastër dhe komunikim të sjellshëm.
📌 Kontrollojmë drejtshkrimin, para se ta publikojmë postimin.
📌 Përdorim titull të qartë dhe tekst të kuptueshëm.
📌Nuk publikojmë të dhëna personale (numra telefoni, adresa, llogari personale, etj.).
📌 Nuk lejohet tallja, fyerja apo diskriminimi në asnjë formë.
Rregullat e komenteve:
- Komento në mënyrë korrekte.
- Shprehu qartë dhe shkurt.
- Mos u mjafto vetëm me emoji.
- Shmang fyerjet dhe ironinë.
- Komentet të jenë të dobishme për shokun/shoqen që ka postuar.

Rubrikat e ditarit elektronik:
Në këtë ditar elektronik do të postojmë sipas rubrikave të mëposhtme. Secila prej tyre ka një qëllim dhe një pyetje në fund, që të nxisim komentet dhe diskutimin.
Shqipja ime online
Në këtë rubrikë shkruajmë se si komunikojmë në rrjete sociale dhe në mesazhe; çfarë ndryshon nga shkrimi në fletore dhe si ndikon të nxituarit në mënyrën e të shkruarit.
Gabimet më të shpeshta
Këtu sjellim shembuj gabimesh që ndodhin shpesh, kur shkruajmë shpejt (pikësim, drejtshkrim, shkronja të mëdha, ë/ç, etj.) dhe tregojmë formën e saktë.
Fjala e huaj kundrejt fjalës shqipe
Në këtë rubrikë paraqesim fjalë të huaja që përdorim shpesh në rrjete sociale dhe përballë tyre paraqesim fjalët e bukura shqipe.
Shprehja me stil
Në këtë rubrikë krijuese sjellim shkrime të shkurtra, ese, mendime, përshkrime, “caption” të bukura në shqip, poezi të shkurtra, mesazhe motivuese.
Ditari elektronik
Këtu shkruajmë përvoja, reflektime personale: si ndikon koha që kalojmë në ekran, rrjetet sociale; si ndryshon sjellja ose shkrimi ynë në jetën e përditshme.
Tako lexues, bëj miq.
★★★★★
Estia I.
Ditari elektronik më ka bërë ta shoh gjuhën shqipe si pjesë të identitetit tim, jo thjesht si lëndë mësimore.
★★★★★
Senti L.
Pas leximit jam bërë më i kujdesshëm në drejtshkrim.
★★★★★
Irna B.
E ndiej që duhet të jem më e kujdesshme për mënyrën sesi shprehem në rrjetet sociale.
Diskutimet e fundit
Pyetjet më të zakonshme
Çfarë është ky ditar elektronik dhe pse është krijuar?
Ky ditar elektronik është krijuar si një hapësirë edukative për nxënësit, ku gjuha shqipe, mendimi kritik dhe përdorimi i teknologjisë bashkëjetojnë. Qëllimi i tij është të ndihmojë nxënësit të shprehen saktë, bukur dhe me përgjegjësi në mjedisin digjital.
Kush mund të shkruajë dhe të kontribuojë në ditarin elektronik?
Në ditarin elektronik mund të kontribuojnë nxënësit që janë të interesuar për shkrimin, gjuhën shqipe, leximin dhe temat që lidhen me shkollën dhe jetën e përditshme. Çdo shkrim publikohet pasi lexohet dhe rishikohet për korrektësi gjuhësore.
Çfarë lloj përmbajtjeje publikohet në ditarin elektronik?
Në ditarin elektronik publikohen ese, mendime personale, analiza të shkurtra, projekte shkollore, poezi, si edhe shkrime që lidhen me ndikimin e teknologjisë në gjuhë dhe komunikim. Përmbajtja duhet të jetë origjinale dhe të respektojë gjuhën standarde.


