Kjo faqe i kushtohet gjuhës dhe letërsisë shqipe, si dhe gramatikës së pasur që ka gjuha jonë. Misioni ynë është të ndërgjegjësojmë dhe të nxisim veçanërisht të rinjtë, të cilët kalojnë një pjesë të madhe të kohës duke komunikuar përmes rrjeteve sociale, që të shkruajnë saktë dhe të ruajnë pastërtinë dhe qartësinë e gjuhës shqipe.
Ne synojmë ta realizojmë këtë qëllim përmes shkëmbimit të përvojave dhe njohurive, duke ndarë tekste, materiale dhe shembuj me drejtshkrim dhe gramatikë të saktë. Gjuha është një vlerë që duhet ruajtur dhe kultivuar çdo ditë.
Qëndroni me ne në këtë udhëtim për ta mbajtur gjuhën shqipe të pastër, të bukur dhe të gjallë, edhe në epokën e ekranit.
Ky projekt mbështetet nga shkolla 9-vjeçare “Numani”, Fier.